Kreu i Apelit: Ekzistojnë edhe kompromise të fshehta mes gjyqtarit dhe prokurorit

214

Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit, foli për të metat në sistemin e drejtësie, por tha se ka edhe shumë arritje.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe INTERNEWS KOSOVA, ku po diskutohet për publikimin e raportit të monitorimit të gjykatave, kreu i Apelit, Hasan Shala, tha se ekzistojnë edhe kompromise të fshehta.

“Ekzistojnë edhe kompromiset e fshehta mes gjyqtarit dhe prokurorit”, tha ai.

Por, Shala tha se është i vetëdijshëm për mangësitë, por përmendi edhe të arriturat.

“Të gjitha këto të meta e mangësi janë evidente, por ka edhe gjana që na kemi avansu. Janë 160 landë të natyrës korruptive kanë qenë në vitin 2017, ku 145 janë kryer në këtë vit dhe kanë mbetur vetëm 15 lëndë për 2018”, tha Shala.

Ai më pas tha se lufta kundërkorrupsion nuk bahet me lëndë të shënjesteruara por duhet të jetë permanente.

Comments