Kreu i ARRSH: Rikthehet normaliteti në veri, Rruga e Kombit e kalueshme me zinxhirë (FOTO LAJM)

217

Referuar situatës kaotike që është krijuar për shkak të dëborës, kreu i ARRSH, Dashamir Gjika, ka bërë me dije se situata tashmë është në kontroll e ndërsa pak probleme shfaqen në veri të vendit.

Në një intervistë për “News 24”, ai ka konfirmuar se Rruga e Kombit është e kalueshme me zinxhirë dhe se 94 kompani janë në terren për mirëmbajtjen e rrugëve.

Aktualisht Shtabi i Emergjencave po monitoron situatën, ndërsa ka kërkuar që të përdoren zinxhirët nga drejtuesit e mjeteve, kjo për të evituar çdo aksident. /albeu.com/

 
Comments