

Këshilli Drejtues i Baletit Kombëtar të Kosovës, përgjegjës për zgjedhjen e drejtuesit të këtij institucionit ka përmbyllur procesin e konkursit dhe ka emëruar drejtor, Sinan Kajtazin, për një mandat 3-vjeçar.
Kajtazi në një intervistë për Gazetën Observer tregoi për gjendjen në të cilën është Baleti Kombëtar i Kosovës, si dhe tregoi synimet për mandatin e tij si drejtor – me theks të veçantë për krijimin e një Shkolle Kombëtare të Baletit./Gazeta Observer/