Krijoni korniza të reja për fotot e profilit në Facebook



Veçoria e re e cila do të jetë e disponueshme për të gjithë, përfshi edhe faqet, do të krijojë për përdoruesit korniza për fotografitë e tyre. Gjithashtu Facebook po prezanton disa efekte të reja që mund të aplikohen në foto dhe video në funksionalitetin e kamerës brenda aplikacionit Facebook. Ky i fundit është i disponueshëm vetëm në Irlandë.
Duke përdorur një mjet të thjeshtë i cili nuk kërkon aftësi të larta teknike, të gjithë mund të zhvillojnë dhe pastaj të ngarkojnë korniza që mund të përdoren nga të gjithë në Facebook. Kornizat u dedikohen ekipeve, bizneseve, kauzave, evenimente apo çfarëdo gjëje që doni të promovoni.
Për të realizuar këtë fillimisht duhet të dizenjoni kornizën në programin tuaj të preferuar të dizajnit, ta ruani në formatin PNG dhe më pas ta ngarkoni në Facebook ku mund të shtoni më shumë detaje.
Hapi final është aprovimi nga Facebook. Rrjeti social thotë se kornizat duhet të jenë brenda politikave të përdorimit që të publikohen. Ky proces aprovimi është me qëllim që të shmangen fyerjet publike apo përmbajtjet ilegale. Kjo platformë do të ofrohet fillimisht në Kolumbi, Meksikë, Tajvan, Britani dhe Irlandë.