Krim i rëndë në familje, vëllai vret vëllanë në Lipjan

258

Zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Express se sot rreth orës 13:00, policia është njoftuar për vrasjen e një personi në Lipjan.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për nje rast vrasje në fshatin Tërbovc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka thënë ajo.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje, ku viktima: M.G. mashkull, 54 vjeç, duke mos mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimes e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes. Aktualisht policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Personi i dyshuar është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”.

Koha.net merr vesh se i dyshuari që po kërkohet nga policia është vëllai i viktimës.

Comments