Krim makabër në Këlcyrë, 30-vjeçari i pret kokën të moshuarit
Një vrasje mababre ka ndodhur në Këlcyrë, ku një 30-vjeçar i ka prerë kokën një 66-vjeçari.
Autori i krimit është Alban Voda, 30, vjeç, ndërsa viktima N.H., 66 vjeç.
Siç raportojnë burime zyrtare nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin “Uji i Mirë”, Njësia administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.
Autori dyshohet se vuante nga çrregullime mendore dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Përmet, njofton policia.

