Krim pasioni, ish-modelja turke vret aktorin e njohur dhe më pas veten brenda dhomës së hotelit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme Stambollin. Aktori dhe moderatori i njohur turk Vatan Sasmaz është vrarë nga e dashura e tij Filiz Aker, e cila pasi ka qëlluar aktorin 4 herë pas shpinë me armë zjarri aktorin , ka vrarë edhe vetën.
Dyshohet se dyshja janë grindur më njëri tjetrin, dhe në momentin që aktori ka tentuar të largohet nga dhoma e hotelin ai është qëlluar pas shpinë.
Aktori 43 vjeç dhe ish modelja duket se kanë pasur një romancë të fshehtë disa vjeçare. Ndërsa kujtojmë se që nga vit 2015 , Vatan është i martuar me aktoren Yasemin Adali.
Vatan njihet për disa interpretime në kinematografinë turke, ndërsa së fundi ai ka qenë moderator në një emision pranë televizionit shtetëror ‘TRT’.
Shumë e kanë etiketuar ngjarjen si një krim pasioni, por nuk kanë munguar as ngushëllimet në drejtim të viktimave.