Krimi dhe korrupsioni zvogëlojnë mundësitë e përfitimit nga MSA-ja

150
dsc1644-1

Marrëveshja për Stabilizim Asociim(MSA), është një gurthemel shumë i rëndësishëm për Kosovën, e cila ofron instrumente konkrete për përmirësimin e më tejmë të ekonomisë, krijimit të vendeve të reja të punës, luftimit të korrupsionit, fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe rritjes së stabilitetit politik dhe institucional në Kosovë.

Kështu tha shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova në konferencën e organizuar për lansimin e fushatës për informim rreth Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe zbatimit të saj.

Sipas saj, sundimi i ligjit mbetet sfidues për implementimin e MSA-së, ngase në Kosovë nuk ka pavarësi të gjyqësorit, por ka krim dhe korrupsion, si dhe uzurpime të pronave, probleme këto, të cilat, sipas saj, e pengojnë biznesin dhe zvogëlojnë mundësitë e Kosovës të përfitojë nga MSA-ja.

Apostollova për këtë tha se mbetet përgjegjësi e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës që t’i plotësojnë të gjitha kriteret e dala nga MSA, për të cilat mendon se do të kenë vështirësi.

“Sundimi i ligjit është baza e MSA-së, dhe një ndër sfidat kryesore për Kosovën është pavarësia e gjyqësorit, korrupsioni, krimi i organizuar, uzurpimet e pronave, mungesa e transparencës dhe disa rregullator ekonomik e kështu me radhë. Këto probleme nëse nuk adresohen në mënyrë të duhur do t’i prekin bizneset dhe do të pengojnë përpjekjet që të jetë Kosova më afër BE-së. Minon po ashtu edhe mundësitë e Kosovës të përfitoj nga MSA-ja”, theksoi ndër të tjera Apostollova.

Megjithatë, shefja e BE-së tha tregu i BE-së me 500 milionë banorë është tashmë i hapur për produktet dhe eksportet e Kosovës.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj me këtë rast tha se Qeveria e Kosovës ka zbatuar planin e MSA në tërësi brenda këtij viti. Sipas saj, kjo marrëveshje është një proces i cili do ta trason rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.

 

“Ende një vjet jo i plotë prej kur MSA ka hyrë në fuqi, jemi munduar ta përcjellim në hap se ku qëndrojmë në implementimin e saj. Nga informata që ne deri tani kemi, jemi në rregull me planin e zbatimit. Megjithatë, Qeveria e Kosovës në ditët në vijim do ta përcjellë për aprovimin e programit për zbatimin e MSA, që do të jetë mekanizëm, i cili në detale do ta prezantoj se ku qëndrojmë dhe sa kemi arrit ta implementojmë… Është e vërtet se ne kemi ligje shumë të mira, ligje këto për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë për luftimin e dukurive të cilat nuk janë të favorshme për neve… Çështjen e liberalizmit të vizave është e një rëndësie së veçantë për gjithë qytetarët tanë, mirëpo, por nuk duhet harruar se MSA është një proces i cili do ta trason rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE”, tha ministrja Ahmetaj.

Përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Andreë Rusell vlerësoi se organizata të cilën e drejton ai ka mbështet këtë fushatë integruese për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe bizneseve lidhur me procesin dhe rëndësinë e MSA.

 

“Kampanja përfshinë gjithë Kosovën, e cila synon të kontribuoj në integrimin evropian, duke rritur ndërgjegjësimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës rreth obligimeve, të drejtave dhe mundësive në këtë proces, pra të MSA-së. Është shumë me rëndësi për neve si UNDP, edhe pse në krahasim me partnerët e tjerë siç është Bashkimi Evropian, ne nuk jemi donator, ne jemi një organizatë modeste për të përkrahur partnerët kosovarë në këtë proces”, tha Rusell.

Në këtë konferencë u lansua edhe fushata e cila do të përfshijë tërë Kosovën dhe do të zgjatë pesë javë.

 

Comments