Krimi në familje/ Policia: Humbi jetën gruaja, jo kunata (Video)

380
fresco

midle
Krimi në familje/ Policia: Humbi jetën gruaja, jo kunata (Video)

Një krim në familje dyshohet se ka ndodhur në fshatin Ndroq në Tiranë. Kështu, një burrë ka plagosur me armë zjarri gruan dhe kunatën, dhe për pasojë gruaja ka humbur jetën.

Ajo eshte Afize Lila 47 vjeçe, ndersa kunata eshte Zyra Lila.

Autori ka përdorur një armë gjahu për krimin dhe krimi ka ndodhur brenda në banesë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të. Fillimisht, Policia raportoi se kishte mbetur e vdekur kunata, por ne fakt eshte gruaja ajo qe ka humbur jeten.

Po ashtu, është arrestuar autori i krimit, si edhe është sekuestruar arma e gjahut. Ai pritet që të merret në pyetje nga Policia.

Policia thotë se autori është Kasem Lila 57-vjeçar dhe se dyshohet se ai prej kohësh ka vuajtur nga depresioni.

Ai ishte operuar nga nje tumor ne tru se fundmi.

DINAMIKA

Burime brenda grupit të hetimit, thonë për “Panorama.al” se Kasem Lila ka dashur që të vrasë gruan pas një konflikti mes tyre.

Kështu, ai ka marrë armën e gjahur dhe ka qëlluar mbi gruan e tij. Mirëpo, kunata ka dashur që të mbrojë gruan dhe i ka dalë përpara.

Kështu, Zyra Lila ka marrë plagë të lehta në trup, por plumbat kanë kapur edhe bashkëshorten e autorit, Afize Lila, që ka humbur jetën.

Comments