Kristiani fundamentalist Maks Velo nuk ka të drejtë fetare e morale të jetë anti-mysliman!!!



Veprimi më i keq, më destruktiv, më antikombëtar, është kur fetarët fundamentalistë muhamedanë dhe kristianë kundërshtohen, kritikohen e shahen mes tyre të motivuar e bazuar në fetë e tyre përkatëse!
Kristiani fundamentalist Maks Velo kësaj radhe paskësh bërë këtë gabim të madh – duke u deklaruar si anti-mysliman, i bazuar në përkatësinë e tij kristiane, por duke shpërdoruar për ambalazhim patriotizmin shqiptar!
Fetë abrahamike (moisizmi, kristianizmi, muhamedanizi) nuk kanë pse ti lavdërohen njëra tjetrës për asgjë, meqë ngjajnë mes tyre si tre pika uji. Kristianizmi dhe muhamedanizmi janë pjellë bastarde e dogmës moisiste (jahudizmit), ato janë fraksione të bazuara në Testamentin e Vjetër, i cili përmban jo vetëm gënjeshtra të shpifura, por përmban edhe përcaktime tejet fashistoide!
Patriotizmi shqiptar dhe fetarizmi fundamentalist kristian e muhamedan asnjëherë nuk janë puç dhe nuk puçen mes tyre, sepse dogmat fetare (abrahamike) janë sajuar për ti asimiluar popujt dhe jo për të stimuluar zhvillimin e tyre.
Maks Velo ndoshta nuk e di historinë e krijimit të dogmave e religjioneve pararendëse të Islamit, prandaj paskësh broçkullis (gogësuar) kaq marrëzisht, duke kritikuar vetëm Islamin e duke lavdëruar Krishterimin.
Është pikërisht dogma kristiane, e sajuar nga shpifaraku Saulus/Paulus (“Shën” Pali), që e ka ngulfat qytetërimi antik të paraardhësve tanë – Djepin e Qytetërimit Europian! Prandaj Maks Velon do ta këshilloja ti lexonte veprën e filozofit madhështor NIÇE (Nietsche), të titulluar “Mallkim Krishterimit”, ose esenë brilante të Nobelistit Rasel (Russel), me titull “Përse nuk jam kristian?” (që të dyja të shqipëruara e të botuara në Tiranë), për tu informuar se sa barbare është dogama kristiane dhe çfarë vandalizmi ka ushtruar Kisha gjatë mbi njëmijë vjet të “errësirës europiane”.
Fatmirësisht, Iluminizmi dhe Renesanca Europiane e mundën atë religjion barbar, duke ia caktuar vijat e kuqe dhe duke e bërë Europën sekulariste dhe laiciste! Fatkeqësish kanë ngel pa u ndëshkuar sektet kristiane ortodokse – kishat ruse, serbe, helene, që po propagandojnë nacionalizëm fashist!
***
Do të citoj vetëm disa versete nga Bibla, që Maks Velo të mos na shes peshkve për pekmez:
„Kur një vajzë e virgjër është e fejuar dhe një burrë e gjen në qytet e bie në shtrat me të,
që të dy do t’i çoni në portën e atij qyteti dhe do t’i vritni me gurë…“ [Bibla, TV, Moisiu 22:23-24]
„Por Moisiu u zemërua me komandantët e ushtrisë, (…) që po ktheheshin nga kjo fushatë lufte. [14] (…)
Moisiu u tha atyre: ‘Keni lënë gjallë të gjitha gratë?’ [15] ‘Vrisni çdo fëmijë mashkull dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë, [17] por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra’.” [18] [Bibla, TV, Moisiu, kap. 31, nr. i verseteve në kllapa]
***
Megjithatë, uroj ti ketë ardhur radha edhe Islamit agresiv, që ti caktohen vijat e kuqe, siç ia pat caktuar Krishterimit Iluminizmi dhe Renesanca Europiane. Uroj që tani Aleanca botërore të dalë e fituar kundër Islamit fundamentalist, agresiv e fashistoid!
Nga Ibrahim Kelmendi