Kritika e ish-lojtarit: Milani shpenzoi para kot, mund të kishte blerë super-sulmues

238

Ish-lojtari i Genoas, Romës dhe Fiorentinës, Roberto Pruzzo, thekson se Milani mund të kishte blerë një sulmues shumë më të mirë me paratë që shpenzoi për Nikola Kalinic dhe Andre Silva.

“Me paratë që shpenzuan Milani mund të kishte blerë sulmues shumë më të mirë se të dy; Kalinic e Andre Silva. Përveç kësaj, do të ishte evituar problemi se cili prej tyre të luajë çdo ndeshje”, tha Pruzzo.

“Problemi është se Milani u hodh në treg për të blerë çdo lojtar që është i lirë, duke mos pasur ide të qarta se çfarë i duhen më së shumti skuadrës”, shtoi ai.

Andre Silva pritet të startojë të dielën në derbi, pasi Kalinic është i dëmtuar dhe la qendrën stërvitore më herët gjatë ditës së sotme.

“Ai do të ketë mundësinë në derbi, por nuk është zgjedhja e duhur për sulmin çdo javë, që për mua është roli më i rëndësishëm në ekip”.

Kalinic u ble për 25 milionë euro nga Fiorentina, kurse Andre Silva i kushtoi Milanit 38 milionë euro plus bonuse, i cili erdhi nga Porto.

Comments