Kritiku i Putinit vazhdon betejën me drejtësinë ruse

136

Kritiku i Putinit vazhdon betejën me drejtësinë ruse

Rigjykimi i aktivistit kundër korrupsionit në Rusi, Aleksei Navalny, që është kundërshtar i ashpër i presidentit, Vladimir Putin, ka vazhduar sot në qytetin Kirov, pasi Navalny i përcjellur nga policia gjyqësore arriti nga Moska.

Përcjellja e Navalnyt nga polcia gjyqësore u bë me një urdhër të djeshëm të gjykatës, pasi ai nuk ishte paraqitur në dy seanca gjyqësore.

Kirov është 800 kilometra në verilindje të Moskës, ndërsa raportohet se Navalny e kishte blerë biletën e aeroplanit për të shkuar në proces në Kirov.

Rigjykimi ka filluar në fillim të muajit dhjetor, pasi Gjykata Supreme e Rusisë e hodhi poshtë vendimin për dënim të gjykatës në Kirov në vitin 2013 për Navalnyn dhe të akuzuarin tjetër, Pyotr Ofitserov, lidhur me vjedhje të fondeve shtetërore në shkallë të gjërë.

Aleksei Navalny, 40 vjeçar, fillimisht ishte dënuar me pesë vjet me kusht në këtë rast, për të cilin ai tha se ishte politikisht i motivuar për ta ndëshkuar atë për aktivitetin e tij opozitar.

Navalny i ka shpallur planet për të garuar për president në vitin 2018, por nëse dënohet në rigjykim, atëherë me gjasë ai nuk do të mund të garoj për zyre publike.

Comments