Kriza e Maqedonisë nuk zgjidhet vetëm me zgjedhje, porosit shoqëria civile

109

Moebel THEMA

Kriza e Maqedonisë nuk zgjidhet vetëm me zgjedhje, porosit shoqëria civile

Zgjedhjet e së dielës janë test i rëndësishëm për ardhmërinë e Maqedonisë. Ekspertët vlerësojnë se nga rrjedha e procesit të votimit varet se çfarë drejtimi do të merr kriza e thellë politike në vend. Malinka Ristevska Jordanova, nga Instituti për politikë evropiane thotë se nëse zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë korrekte, institucionet duhet ti qaset seriozisht përmbushjes së reformave pas 11 dhjetorit për të kthyer normalitetin në vend.

“Nëse kemi zgjedhje jo demokratike, do të ketë thellim të krizës politike, një periudhë dhe më të thellë të pasigurisë ku defintivisht përsëri do të jenë në test qytetarët që të zgjidhin fatin e tyre, tjetër alternativë nuk ka. Vetëm zgjedhjet nuk janë zgjidhje e krizës politike, zgjedhjet janë një dritare që hapet më tej ka punë e madhe që të bëhet ku të gjithë do të jenë në test”, deklaroi Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për politikë evropiane.

Duke folur për përvojat në vendin e saj, Ana Gjurniq një aktiviste nga Mali i Zi, tha se për normalizimin e situatës në shtetet e përfshira nga kriza të ngjashme si Maqedonia, nevojitet fillimisht përforcimi i kapaciteteve të institucioneve dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në to.

“Zgjedhjet në veçanti nuk mund të paraqesin zgjidhje të krizës politike, ashtu edhe eksperimentet politike që janë bërë në shtetin tonë dhe tuaj, nuk arritën të zgjidhin krizën politike. Prandaj institucionet duhet të jenë më të zëshem dhe përforcimi i kapaciteteve të tyre, me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve jo vetëm në procesin zgjedhor por edhe tek institucionet”, tha Ana Xhurniç, Instituti “Alternativa” – Mal i Zi.

Përveç mesazheve për organizimin e zgjedhjeve demokratike, në debatin e organizuar nga Insituti për politikë evropiane, përfaqësuesit e sektorit civil kërkuan nga pushteti përfshirje më të madhe në zbatimin e reformave të nevojshme për përparimin e vendit.

Comments