Kriza e refugjatëve/ Të paktën 600 fëmijë janë mbytur në detin Mesdhe në 2016-ën

229
fresco

 

midle

14414287170

Të paktën 600 fëmijë kanë vdekur këtë vit në detin Mesdhe, në  përpjekje për t’i shpëtuar luftës, varfërisë dhe persekutimi, ka thënë organizata e njohur “Save the Children “.

Të dhënat nga Komisioni i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, theksojne se mesatarisht dy fëmijë në ditë, kanë vdekur ose janë zhdukur nga 1 janari deri më 26 shtator 2016.

Shifrat janë bërë publike nga për të përkuar përvjetorin e tretë të mbytjes së një anijeje në brigjet e Lampeduzës, në Itali, në të cilën vdiqën më shumë se 300 vetë duke u përpjekur të arrinin brigjet e Evropës.

Nga ana tjetwr shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Stephen O’Brien  u bëri thirrje sot palëve luftuese që të lejojnë evakuimin e qindra njerëzve që kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor.

“Jam thellësisht i alarmuar nga bombardimet e egra në Alepo”, tha O’Brien përmes një deklarate.

Avionët e regjimit sirian dhe ata të ushtrisë ruse janë duke bombarduar që disa ditë zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo.

Atje jetojnë rreth 250,000 civilë.

Ushtria siriane u ka bërë thirrje rebelëve të dorëzojnë armët.

Comments