Kriza ekonomike në Turqi, Erdogan: Bojkot mallrave amerikane, prodhim dhe eksport

227

Si reagim ndaj SHBA-ve, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka ftuar bizneset dhe qytetarët turq….

Si reagim ndaj SHBA-ve, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka ftuar bizneset dhe qytetarët turq, të bojkotojnë prodhimet elektronike amerikane. sipas tij, atyre që shkaktuan krizën, Turqia duhet ti përgjigjet me super prodhim dhe shtim të eksportit

“I bëj thirrje popullit tonë, sidomos biznesmenëve, përgjigja më e mirë ndaj shkaktarëve të kësaj krize ekonomike, është të mbajmë vetë timonin e ekonomisë sonë. Do të prodhojmë më shumë, do të eksportojmë më shumë. Mbyllja e bizneseve nuk ka kuptim, do të eksportojmë më shumë! Ndërprerja e prodhimit do të ishte një gabim fatal. Do të shtojmë prodhimin! Ne do të bojkotojmë produktet elektronike të SHBA. Nëse ata kanë I-Phonët e tyre, në një vënd ekziston Samsungu. Në vendin tonë, ne kemi markat Venus dhe Vestel”, u shpreh presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Lira turke po përjeton rënien më të madhe në histori, pas vendimit të presidentit Trump për të vendosur tarifa të larta doganore për importin e çelikut dhe aluminit nga Turqia.

Shkak u bënë krisjet në marrdhëniet diplomatike mes Uashingtonit dhe Ankarasë, që nisën nga arrestimi i një prifti amerikan i dyshuar për bashkëpunim me organizatat gyleniste e deri tek blerja nga Turqia e sistemit të mbrojtjes raketore ajrore ruse. Prokurori i Stambollit ka nisur ndërkohë një hetim ndaj personave që kërcënojnë sigurinë ekonomike të vendit.

Comments