
Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka thënë se familja e tij është kërcënuar në mes të krizës politike në këtë vend.
Në një fjalim në Central University, ai ka thënë se policia ka vizituar shtëpinë e tij dhe ka kërkuar gruan e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Guadio është vetëshpallur president ditë më parë ku menjëherë në këtë pozitë është njohur nga SHBA dhe disa vende të Amerikës Latine, por edhe Kosova.
Në krahun tjetër, Rusia, Kina dhe Meksika i kanë dhënë përkrahje Presidentit Nicolas Maduro.