Kroaci: 42 emigrantë shtrihen në spital, u gjeten të paketuar në furgon të vogël

169
fresco

Kroaci: 42 emigrantë shtrihen në spital, u gjeten të paketuar në furgon të vogël

midle

Autoritetet kroate raportojnë se 42 emigrantë janë shtrirë në spital, pasi dhjetëra prej tyre, përfshirë dhe fëmijë, u gjetën të paketuar në një furgon që po udhëtonte nëpër vend.

Doktorët në qendrën emergjente kanë thënë sot se shumica e emigrantëve kishin probleme pasi që ishin helmuar me monoksid karboni, ndërsa disa të tjerë kishin humbur vetëdijen, transmeton Express.

Doktoresha Maja Graba Bujljevic, ka thënë për agjencinë e lajmeve “Hina” se gjendja e tyre është përmirësuar.

Televizioni shtetëror kroat raporton se në total 62 persona, përfshirë dhe fëmijë, u gjeten në furgonin që ishte ndalur nga policia e trafikut në një rrugë afër qytetit Novska, pranë kufirit me Bosnjën.

Raportohet se të gjithë emigrantët ishin meshkuj, dhe vinin nga Afganistani dhe Pakistani, të ardhur në vend ilegalisht./Express/

Comments