Kroatët djegin flamurin e Serbisë (VIDEO)
Grupe radikale kroate, kanë djegur flamurin e Serbisë në qytetin e Kroacisë, Knin.
Në disa video të publikuara nga mediat kroate, shihen disa persona, meshkuj, duke e ndezur në flakë flamurin serb, në kohën kur po festohet dita e pavarësisë së Kroacisë dhe përvjetori i operacionit ushtarak Stuhija.
Sapo janë publikuar filmimet, mediat kroate bëjnë të ditur se policia ka arrestuar dy personat e përfshirë në këtë veprim.
Kroacia po feston këto ditë disa ngjarje historike të vendit, siç është përvjetori i pavarësisë që erdhi nga luftërat e fundit në vendet e ish-Jugosllavisë.
Gjithashtu është duke përkujtuar edhe fitoren në operacionin “Stuhija”, të cilin pala serbe e sheh si spastrim etnik të komunitetit serb në rajonin e qytetit të Kninit.