Kroos: Kjo është koha kur do të pensionohem nga futbolli
Mesfushori gjerman ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të përmbyll karrierën larg Evropës siç bëjnë disa futbollistë, duke u transferuar në SHBA, Kinë apo Katar.
Ish anëtari i Bayern Munich në muajin e kaluar ka nënshkruar kontratë me Real Madridin që e mban në Bernabeu deri në vitin 2023, kur ai edhe mbush 33 vjet, dhe kjo moshë për të është e duhura për të dalë në pension.
“Kur të mbërrij moshën 33 vjeçare, do të jetë ideale për t’u pensionuar”, ka deklaruar Kroos për një intervistë për ‘Marca’, përcjell ‘lajmi.net’.
“Kohëzgjatja e kontratës është bërë me vetëdijen time. Në moshën 33 vjeçare, do të jetë një moshë e mirë për t’i varur këpucët”.
“Nënshkrimi për Real Madrid është gjëja më e mirë që mund të kisha bërë. Kurrë nuk do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë apo Katar”.