Kryebashkiaku i Nju Jorkut: “Nuk kemi të bëjmë me një sulm terrorist”
Nuk ka të dhëna se kemi të bëjmë me një atentat terrorist, deklaroi sot kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, lidhur me shpërthimin në qytetin e Chelseat që shkaktoi 29 të plagosur, por asnjë në rrezik për jetën.
“Deri tani nuk ka të dhëna për lidhje me terrorizmin’’, deklaroi De Blasio në një konferencë shtypi.
‘’Por, kemi të bëjmë me një akt të qëllimshëm dhe me një incident shumë serioz’’, theksoi ai..
Sipas Daily Mail nga shpërthimi janë lënduar të paktën 29 persona, derisa policia po heton edhe një bombë të dytë të mundshme.
Pamjet e tmerrshme që vijnë nga atje, tregojnë shpërthimin që ndodhi në një lagje të pasur të New Yorkut. Krejt kjo ka ndodhur rreth orës 8:30, sipas orës lokale.