Kryediplomati turk: Erdogan dhe Mitsotakis do të takohen në shkurt
Takimi i radhës i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të zhvillohet në shkurt, tha të enjten për Kathimerini ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. Data e saktë mbetet e hapur.
Fidan tha se të dy udhëheqësit do të diskutojnë çështje të tilla si ujërat territoriale dhe shelfi kontinental.
I pyetur nga Kathimerini se çfarë mund të presim nga ky takim, si dhe hapat e mëtejshëm në marrëdhëniet greko-turke, kreu i diplomacisë turke tha “të zgjidhim përgjithmonë problemin e Egjeut” dhe “të lëmë mënjanë çështjet e politikës së brendshme”.

