Kryeministri Haradinaj thotë se s’ka paqe pa ushtri!

323

Kosova do tw bëhet me ushtri me 14 dhjetor.

Kryeministri Ramush Haradinaj për ushtrinë e re të Kosovës tha se do të jetë kontribuues për të krijuar paqe në botë.

“Nuk mund të jesh i qetë dhe i sigurte, nuk mund ta ndihmosh paqen dhe stabilitetin në botë pa pasur paqe, duke pasur ushtrinë tënde.”, tha kryeministri Haradinaj për Associated Press.

Në artikullin e agjencisë së lajmeve Associated Press shkruhej se si Sekretari-Gjeneral i NATO-së kishte bërë presion që ushtria e Kosovës të mos themelohet, transmeton Indeksonline.

Ushtria e re e Kosovës do të ketë 5000 trupa, 3000 rezervistë dhe 98 milionë euro buxhet.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq kishte thënë që themelimi i ushtrisë është p rovokim dhe do të sjellë tr azira në regjion.

Përkundër presionit të bërë nga Serbia, dhe sekretari i NATO-së por me përkrahjen e SHBA-ve, Kosova do ta ndërmarr këtë hap të guximshëm dhe shumë të rëndësishëm me 14 dhjetor.

Comments