Kryeministri kanadez “neutralizon” qytetarin e revoltuar

318

Moebel THEMA

kryeministri

Kanadaja është një ndër vendet që merret si shembull për lirinë, ekonominë, standardin e jetesës dhe mirëqenien sociale. Por edhe atje ka persona që janë të pakënaqur me politikën.

Gjithsesi, ndryshe nga shumë vende të tjera, të pakënaqurit kanadezë me kryeministrin e vet nuk dëbohen me shpejtësi nga truprojat që ai ka në krahë, por nga vetë shefi i Qeverisë.

Kryeministri Justin Trudeau u përball të premten me një qytetar të pakënaqur pas një dreke pune në Ontario dhe në vend që të linte gjithçka në dorën e sigurisë së tij personale, ai zgjodhi që të ndërhyjë vetë.

Kryetari i Partisë Liberale kanadeze sapo vuri re një person të inatosur që po i afrohej me shpejtësi dhe duke i bërtitur, përveshi vetë mëngët dhe i vendosi duart në shpatullat e qytetarit.

Që të dy ata u filmuan duke shkëmbyer disa fjalë dhe u sqaruan pa qenë nevoja e ndonjë mase drastike nga ana e rojeve personale të Kryeministrit, që gjithsesi ishin të pranishëm, por nuk ndërhynë në asnjë moment.

Policia e Ontarios njoftoi menjëherë se askush nuk është arrestuar dhe nuk do të arrestohet për rastin në fjalë, ndërkohë që nuk dihet ende arsyeja e revoltës së qytetarit.

kr kr1 kryeministri

Comments