Kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të gazetarit Andrea Stefani

140
fresco

Kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të gazetarit Andrea Stefani

midle

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Andrea Stefani.

Rama e cilëson Stefanin një patriot dhe gazetar që nuk bënte kompromise me askënd.

“Një lajm tronditës për humbjen e madhe të një njeriu e patrioti të mirë, gazetar i pakompromis e qytetar i angazhuar për idealet e idetë ku besoi deri në fund!… Lamtumirë ANDREA STEFANI”, shkruan në Facebook Kryeministri Edi Rama.

Gazetari Andrea Stefani ndërroi jetë sot në një spital të Romës pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Image

 

Comments