Vështrime dhe kërcënime të mbuluara janë shkëmbyer midis Rexhep Tajip Erdoganit dhe Benjamin Netanjahut. Kryeministri izraelit e ka quajtur udhëheqësin turk “një kasap” pasi Erdogani e quajti atë “terrorist” mbi përdorimin e forcës së IDF në Gaza.
Armiqësia mes Netanjahut dhe Erdoganit kulmoi të dielën, kur presidenti turk akuzoi kryeministrin izraelit si “terrorist” në fjalimin e tij televiziv. “Ne nuk kemi turpin e pushtuesit mbi ne. Ju jeni një pushtues dhe, në të njëjtën kohë, ju jeni edhe terrorist,” shtoi Erdogan.
Netanjahu u përgjigj me një replikë të ashpër. “Erdogan nuk është mësuar që dikush ti kundërpërgjigjet. Ai duhet të fillojë të mësohet me këtë gjë. Ai që ka zaptuar Qipron veriore dhe rajonin kurd, dhe ka bërë kasaphanë me civilët në Afrin, nuk duhet të na japë leksion rreth moralit dhe vlerave,” shkroi në twitter kryeministri izraelit.