Kryeprokurori i Shtetit refuzon të takohet me vëllain e dy të dënuarve të rastit ‘’Kiçina’’

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka refuzuar të takohet me Faton Ramadanin, vëllain e Burim dhe Arsim Ramadanit, këta të dënuar në rastin ‘’Kiçina’’.Redaksia Parrotlla ka siguruar letrën e zyrës së Kryeprokurorit, ku thuhet se Aleksandër Lumezi nuk mund të takohet me Faton Ramadanin, për shkak të agjendës së ngjeshur.
Faton Ramadani më datën 29 korrik të këtij viti i kishte kërkuar takim Lumezit, për ta informuar rreth detajave dhe provave të reja lidhur me vrasjen e Hamëz Hajrës, por që një gjë e tillë i është refuzuar.
Me këtë rast, ka reaguar Faton Ramadani, duke iu drejtuar Kryeprokurorit se kishte shpresuar shumë se me ardhjen e tij në pozitë, do ta ndihmone, sipas tij drejtësinë dhe se do të liroheshin të dënuarit në rastin ‘’Kiçina’’, raporton Parrotlla
Në këtë letër, Ramadani po ashtu ka shkruar edhe për temat dhe faktet të cilat kishte planifikuar t’i fliste me Kryeprokurorin e Shtetit.
Arsim dhe Burim Ramadani akuzohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Hamëz Hajrës dhe familjes së tij, rast i ndodhur në vitin 2001 në Drenas.
Më poshtë keni letrën e Faton Ramadanit drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit:
‘’PËR ZYRËN E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT,z.ALEKSANDER LUMEZI
Me daten 29 korrik 2016 kerkova nje takim me ju me qellimin e vetem per te iu informuar me detajet e reja dhe provat materiale lidhur me Rastin Hajra,ku djemë të pafajshem mbajnë burg,megjithese pergjigjia juaj ishte negative duke u thirrur ne vendimet me gjykim te formes se prere,dhe qe do duhet t’i drejtohem Gjykates duke shfrytezuar rishikimin e procedures,te cilen e kemi ber,perkundrazi vetem sa na jane djegur ato prova qe ne kemi derguar
Vellezerit e mi jane denuar me urdher te krimineleve per te mbyllur nje krim te rende,dhe per te mbuluar vrasesit e vertete.
Une,si familjar i te denuarve te pafajshem,kam shpresuar shume qe me ardhjen tuaj ne ate pozite do te ndihmoni drejtesine dhe do i lironi te pa fajshmit, e nese duhet te qendrojne kriminelet ne liri se paku lironi viktimat e drejtesise,pra vellezerit Ramadani e Kiçina.
Ne kemi menduar se ju si Kryeprokuror do te gjeni kohe dhe hapesire te takoheni me ne per te treguar detaje dhe fakte te reja qe ne nje shtet ligjor dhe te se drejtes askush nuk do t’i refuzonte per te hetuar kete krim te dyfishte, ku i dyti eshte bere duku u perdorur drejtesia.
Ne ate takim kam dashur te kerkoj nga ju, te hetohet telefoni i tipit Sony Ericsson i viktimes Hamze Hajra qe kishte pasur thirrje,dhe ishte drejtuar nga ura qe ishte shume e dobet,dhe jashte perdorimit si rruge,e nuk kishte shkuar nga rruga qe ishte e kalueshme.
Pyes veten,sepse prita ishte ne ate ure, qe ne mendojme se ajo prite ishte nga ajo telefonate qe viktima e kishte pasur para se te vritej.
Ky telefon u fsheh nga hetuesit qe fshehin kryesit e vertete te krimit,dhe ata qe i montuan burgun djemve te pafajshem
Burim Ramadani ne naten e vrasjes se familjes Hajra festonte ditelindjen e 21te, vrasja ka ndodhur ne oren 23:17, keto krisma i regjistroj KFORi norvegjez, pas 2 minutave kishte hasura rastesisht nje patrolle policore e SHPK-se ne vendin e krimit, ku kishte informuar bazen permes radiolidhjes,ndersa ne lokalin qe Burimi festonte ditelindjen me afer 20 shoke, kishte edhe pjestare te SHPK-se duke pritur nderrimin e nates,ku dhe ishin informuar permes radiolidhjes per rastin ne fjale
Une kam kerkuar ate takim qe ju si kryeprokuror te hetoni kordinatat e telefonit te Burim Ramadanit qe kishte thirrje e sms te vazhdushem per ditelindje,dhe te publikohet se ku ka qene ne oren 23:17 ?
Balistika e vendit te ngjarjes tregon se vetura eshte gjuajtur me dy arme, kurse urdheri per tu mbyllur ai krim me djeme te pafajshem u denuan tre persona si gjuajts nga tri anet qe eshte ne kundershtim me vendin e ngjarjes dhe me balistiken.
Ne ne ate takim kemi menduar qe ju si kryeprokuror do kerkoni zyrtarisht kopjen e provave per vellezerit Ramadani e Kiçina qe jane ne Bullgari qe do tregonin se kush jan vrases te vertet dhe do liroheshin vllezerit Ramadani e Kiqina.
Rasti Hajra ishte montuar,montim thote se Skender Halilaj pagoi vellezerit Ramadani e Kiçina per te kryer ate krim, por Skender Halilaj dhe 6 persona te tjere qe jan te lidhur me te njejten akuze “drejtesia” i liroj, kurse me urdher te kriminelve denoj 4 persona te tjere per tu mbyllur ai krim.
Pyetja eshte kush i pagoi, cili eshte motivi, kush i kishte terhequr nga vendi i ngjarjes, kush u’a fshehu armet,ku te gjitha keto akuza ishin per te gjithe.
Ne ShBA,ne shtetin ligjor e demokratik, me gjyqtare e prokurore te guximshem, qe drejtesis nuk i frikesohen kurre, pas 20 viteve liruan nje person, qe deshmitari kryesor deklaroj se polici e detyroj te genjente.
Para disa javesh deshmitari Blerim Kiçina, tregon ne televizjon ne KTV se kishe pasur maltretime, kercenime dhe rrahje nga polici Fadil Syleviqi per ta thene nje deklarate te shkruar nga Syleviqi, per ate maltretim psikik e fizik, Blerimi ishte ne spitalin e burgut te Dubraves me muaj te tere, ku edhe ajo dosje eshte humbur.
Edhe pse ju nuk keni guxim te punoni qe e drejta e ketij rasti te vertetohet ne nuk do te heshtim per te kerkuar drejtesi, derisa te dal nje prokuror apo gjygjtar i guximshem qe ta çoj drejtesine e ketij rasti ne vend.
Edhe pse cdo dite burg i djemve te pa fajshem eshte krim nga vete drejtesia, por e verteta e drejte per te Vellezerit Ramadani do te dal ne shesh,dhe ajo e vertete do te burgos shume funksionare te larte shteterore qe jane te lidhur ngushte me Vrasjen e Familjes Hajra,me montimin e Rastit Vellezerve Ramadani e Kiçina dhe burgosjen e tyre,andaj dhe kjo po del te jete arsyeja perse Sistemi i Drejtesise deshton per te ofruar drejtesi per kete rast.
Pa Respekt per ju,
Faton Ramadani,
Vellau i viktimave te drejtesis.’’
