Kryeprokurori Llalla: Ju tregoj dhuratën që më bëri ambasada amerikane për Vit të Ri

200
fresco

Kryeprokurori Llalla: Ju tregoj dhuratën që më bëri ambasada amerikane për Vit të Ri

midle

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka thënë se viza amerikane nga ambasada e SHBA në Tiranë iu hoq pasi bashkëshortja e tij kishte lindur në Amerikë.

Viza e kryeprokurorit ishte diplomatike dhe siç tha ai nuk mund të përdorej për motive personale.

“Kjo ishte dhurata që më bënë për 31 dhjetor, për Vit të Ri. Më hoqën vizën në një moment kur gruaja ime lindi në SHBA. Ata më thanë se viza nuk ishte më diplomatike, pasi në SHBA kisha shkuar për motivet e mia personale”, u shpreh kryeprokurori gjatë intervistës në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Llalla dha detaje edhe për kërcënimin ndaj familjes së tij që u detyrua ta largonte jashtë Shqipërisë para disa muajsh.

“Familja ime u detyrua të largohej nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve. Nuk i kam marrë direkt. Ishin dyshimta që vlerësova se mund të ndërmerreshin akte ndaj familjes sime. Aktualisht vendi ku familja ime ndodhet po mbrohet nga forcat e sigurisë të atij vendi. Do ta rikthej familjen në Shqipëri. Kërcënimet vinin nga një sërë elementësh kriminalë. Në atë periudhë u goditën bandat më të rrezikshme”, tha Llalla.

Comments