Kryeshefi i Kumanovës: “Është plan i montuar,” i kërkon turmës të shpërndahet qetësisht

250
fresco

 

Kryeshefi i Kumanovës, Stojançe Veliçkoviq, para pak çastesh ju drejtua turmës që protestonte përpara shtëpisë së tij që të shpërndahen qetësisht dhe në këtë mënyrë do largohen edhe njësia speciale, që kërkonte arrestimin e tij, shkruan “Kumanovski Muhabeti”.

 

Ai ka përsëritur se procesi është i montuar nga Prokurori Marko Zvërlevski dhe ministri Çavkov, por kurrë nuk do arrestohet.
(22.15) “Ne nuk do lejojmë arrestimin e kryeshefit të policisë së Kumanovës. Këtu jemi mbledhur maqedonë, shqiptarë dhe pjesëtarë të shumë partive,” thotë një protestues për portalin maqedonas “Kumanovski Muhabeti”.
___

(21.55) “Është proces i montuar nga kryeprokurori Marko Zvërlevski dhe Mitko Çavkov. Ju lutem të shpërndaheni që njësia speciale të mund të dalë nga shtëpia ime. Nuk do të arrestohem”, porositi Veliçkoviq përpara turmës që ndodheshin pranë shtëpisë së tij për ta ruajtur.

Siç mund të shikoni në foto të zhurnal.mk, dhjetëra simpatizantë të LSDM ndodhen përpara shtëpisë së tij në Kumanovë.
_____

Një turmë e njerëzve ka rrethuar shtëpinë e kryeshefit të policisë në Kumanovë i vendosur nga ministri Oliver Spasovski e që qytetarët nuk lejojnë që policia të afrohet tek shtëpia e tij, ndërkohë që plani për arrestimin e tij duket se po bëhet nga njësia speciale për intervenim të shpejtë, informon Zhurnal.

Sipas informacioneve të fundit para shtëpisë së tij gjenden qytetarë të Kumanovës dhe anëtarë të LSDM të cilët nuk lejojnë në asnjë rast që policia të afrohet drejt shtëpisë së tij.

Comments