Kryesia e LDK-së bëri homazhe te varri i Tahir Zemajt

389

  

Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Haki Rugova në emër të kryesisë së LDK-së, bëri homazhe te varri i kolonel Tahir Zemaj në 16-vjetorin e vrasjes së tij.

Zemaj është vrarë në një moment prite në orët e hershme të mëngjesit të 4 janarit 2003 kur vetura e tij ishte goditur pamëshirshëm nga një breshëri plumbash duke ia marrë jetën Tahirit, të birit të tij Enisit dhe kushëririt të tij, Hasanit.

Vrasësit e tij nuk janë gjetur asnjëherë.

Comments