Kryetarët e komunave të Shkupit shqyrtojnë masat për uljen e ndotjes

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, së bashku me 18 kryetarët e komunave të Shkupit, kërkon zgjidhje afatgjate për të ulur ndotjen e ajrit në kryeqytet.
Në mbledhjen e sotme nuk u miratuan masa konkrete, por Trajanovski është i mendimit se ulja e ajrit të ndotur është e mundur me zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore, gazifikimin e Shkupit, subvencioneve të ndryshme për blerjen e koftorëve me paleta dhe ndalesa të djegies së mbetjeve të mobileve dhe vajrave të ndryshëm, si dhe subvencionimin e biçikletave që sa më pak të përdoren veturat.
Qyteti i Shkupit gjithashtu nuk e përjashton dhe masën që të propozojë edhe vozitje të makinave sipas modelit “Çift, tek, të numrit të targave”.
“U apelojmë kompanitë “Beg” dhe “Energjetik” të rishqyrtojnë mundësitë e tyre për uljen eventuale e çmimit të ngrohjes qendrore, sepse vlerësojmë se në këtë periudhë furrat e tyre të ngrohjes nuk punojnë me naftë, por me gaz, madje kanë rezervë të mjaftueshme me të cilën do të mund të realizohej kjo. Edhe këtë vit do të kërkojmë në mbledhjen e ardhshme me autoritetet e Ministrisë së Ekologjisë të implementohet edhe vozitja e makinave sipas modelit “Çift, tek, të numrit të targave”,- u shpreh kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Sipas të dhënave, ndotësit më të mëdhenj në kryeqytet janë amvisëritë me 32%, komunikacioni me 20%, pluhuri nga punimet ndërtimore 19% dhe industritë me 18% . Qyteti i Shkupit vazhdon me spërkatjen e rrugëve kryesore me acetat kalcium – magnezium nga ndotja e ajrit.

