Kryetari i BDI, Ahmeti takon Ambasadorin e ri të Francës, Timonier

227

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka pritur në takim njohës edhe Ambasadorin e ri të Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonier.

Kryetari Ahmeti uroi Ambasadorin e Francës për detyren e re duke shprehur bindjen që bashkëpunimi i afërt me Parisin zyrtar do të vijoj edhe në të ardhmën.

Moebel THEMA

Lideri i BDIsë dhe Ambasadori Timonier diskutuan edhe për gjendjen politike dhe zgjedhjet e 11 dhjetorit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDIsë për situatën politike duke thënë që të gjithë duhet të japin kontributin e vet per zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Z. Ahmeti nuk beson që ka mund të ketë aktivitete për dëmtim të procesit zgjedhor si dhe theksoi që BDI kundërshton çdo përpjekje për frikësim ose kushtëzim të votuesve.

Kryetari Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes franceze për vijim të fuqishëm të perspektivës EuroAtlantike për Maqedoninë.

Comments