Kryetari i Deçanit thotë se kryeministri është bindur se demarkacioni është gabim

182

 

Kryetari i Deçanit thotë se kryeministri është bindur se demarkacioni është gabim

demarkacioni-2Kryeministri Isa Mustafa ka vazhduar të tregojë gatishmërinë për takime e diskutime për demarkacionin, duke e përsërit se marrëveshja do të riprocedohet në Kuvend, raporton KTV.

Kreu i ekzekutivit edhe para kabinetit të tij ka thënë se do të vazhdojë takimet me të gjithë, deri në shterimin e të gjitha dyshimeve sa i përket marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Këtë gatishmëri të kryeministrit pas gati 13 muajsh, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, po e sheh si gatishmëri për të lëvizur nga qëndrimet e deritashme.

Ai i ka thënë KTV-së se në bazë të asaj që ka parë gjatë takimit të së mërkurës me kryeministrin, shihet që Isa Mustafa është bindur se vijëzimi i kufirit është bërë gabim.

Derisa kryeministri ka paralajmëruar takime edhe me opozitën edhe me Listën Serbe, kjo e fundit thotë se asnjë kontakt nuk e kanë pasur me askënd.

Ndryshe, njohës të zhvillimeve në vend e shohin si hap të vonuar këtë të kryeministrit, por thonë se është më mirë vonë se kurrë.

Comments