KRYETARI I KUVENDIT KADRI VESELI NË UDHËTIM PRIVAT NË BERLIN (?!)



Burime qeveritare thanë se Veseli të enjtën ka udhëtuar për në Berlin në « një udhëtim privat » dhe për të zhvilluar “takime me njerëz tejet fortë të partisë kryesore gjermane (CDU) të cilët janë ndër ‘veteranët kryesor’ të partisë së udhëhequr nga Kancelarja (Angela) Merkel.
I njohur me nofkën “Luli” përgjatë luftës çlirimtare të UÇK-së së Kosovës e deri në vitin 2008 edhe si Shef i Shërbimit të Informativ të Kosovës (ShIK), Kadri Veseli i është përvjelur një projekti të madh lidhur me Gjermaninë dhe Kosovën që askush deri më tash nga klasa politike kosovare duket të mos e ketë konsideruar seriozizht sa duhet, mëson agjensioni i lajmeve Zhurnal.mk.
Burime qeveritare thanë se Veseli të enjtën ka udhëtuar për në Berlin në « një udhëtim privat » dhe për të zhvilluar “takime me njerëz tejet fortë të partisë kryesore gjermane (CDU) të cilët janë ndër ‘veteranët kryesor’ të partisë së udhëhequr nga Kancelarja (Angela) Merkel.
«Dje ai e kishte takimin me një anëtar të ‘moçëm’ të CDU-së e i cili ishte 10 vite kryetar i një Landi të madh bregdetar gjerman… », thanë për Zhurnal.mk burimet në Prishtinë të cilat kërkuan të mbesin anonime.
«Mikpritësi i djeshëm i Veselit është anëtar në dy borde/komisione të mëdha të CDU-së të cilat merren me strategji politike afat-gjate dhe strategji dhe zbatim të projekteve për investime gjeostrategjike dhe zbatim të tyre përmes qeverisë federale, » sqaruan të njëjtat burime.
I njëjti burim nuk ishte në gjendje që të thotë për zhurnal.mk se çfarë është biseduar konkretisht në këtë takim me ‘anëtarin anonim’ nga radhët e CDU-së, por tha se takimet e tjera do të vazhdojnë edhe sot paradite me « këshilltarët nga sektorë të ndryshëm të të të njëjtit », përfshirë edhe me të partnerët e tij, po ashtu gjerman që punojnë në Bruksel të Belgjikës për marrëdhenie me BE-në përkatësisht institucionet evropiane në kryeqytetin e Belgjikës, si dhe Këshillin e Evropës në Strasbourg të Francës.
Ndërkohë burime nga PDK-ja, e as ato nga zyra e krye-kuvendarit Veseliu në Prishtina nuk kanë dashur që të flasin për Zhurnal.mk për këtë çështje.
«Nuk jemi në dijeni se ku është, por në Prishtinë sot ai nuk gjendet,», tha njëri nga zyrtarët për çështje të informimit nga zyra e Veselit për Zhurnal.mk, i cili ndërkohë konfirmoi atë që tha më herët gjatë ditës burimi nga qeveritar nga radhët e PDK-së, duke thënë se kreu i ri PDK-së Veseli « i është përvjellur jashtëzakonisht mëngëve personalisht për sjellur investime të mëdha gjermane por dhe SME-ve sa më shpejtë që është e mundur për të luftuar papunësinë dhe ndihmuar gjendjen ekonomike-sociale « të qytetarëve të Kosovës.
Të përkujtojmë se gjatë këtij viti, në Podujevë erdhën dy investime të vogëla, ndërsa një tjetër, po ashtu gjerman, në Fushë Kosovës, Veseli edhe ka marrë pjesë në inaugurimin dhe prerjen e shiritit bashkë me ambasadoren gjermane, Angelika Viets, një investim ky i përbashkët nga një bashkëatdhetar që jeton e vepron në Gjermani dhe një kompanie gjermane nag sektor i prodhimit të rrymës me pano solare.
Zhurnal.mk e ka telefonuar disa herë Kadri Veselin sot gjatë ditës, por telefoni i tij ishte herë i çkyqur e herë i zënë.