Kryetari i Likovës,Duraku, vazhdon me realizimin e premtimeve, rikonstruon gjitha shkollat, rrugët… (Foto)

215

Kryetari i Likovës,Duraku, vazhdon me realizimin e premtimeve, rikonstruon gjitha shkollat, rrugët… (Foto)

Kryetari i Komunës së Likovës,Sadulla Duraku vazhdon me realizimin e premtimeve të dhëna.

Ndër realizimet më të rëndesishme është Projekti për rikonstruimin e të gjitha shkollave fiillore të Komunës së Likovës, ku do të bëhet
vendosja e dritareve të reja dhe më cilësore,instalimi i nxemjeve qëndrore,klasët e shtruara me laminat etj,
me të cilat shkollat fillore do të bëhen në nivel të standardeve europiane.

Punimet në këtë drejtim pritet të përfundojnë në afat sa më të shpejt dhe nxënësit nga shtatori,klasët e tyre do t’i
gjejnë në kushte të shkëlqyeshme.
Poashtu në kuadër të këtyre reformave,vazhdon edhe rregullimi i oborrit të Shkolles së Mesme “Ismet Jashari” në Likovë, ku punimet po zhvillohen në mënyrë të duhur dhe çdo gjë pritet të përfundojë sa më shpejt.
Përveç projekteve të lartëpërmendura, kryetari Duraku, vazhdon me projektin e bekatonizimit të të gjitha
rrugëve, nëpër lagjet e të gjitha fshatrave të Komunës së Likovës, (Opaj,Sllupçan,Hotël,Mateç…etj) ku qarkullimi i qytetarëve do të bëhet më i lehtë.

Njëkohësisht në vazhdën e këtyre aktiviteteve, në fshatin Mateç do të realizohet edhe një pjesë e kanalizimit fekal në gjatësi prej 360m.
Pavarësisht gjitha angazhimeve të theksuara, Komuna e Likovës nuk hezitoi të shpreh humanizmin e saj ndaj banorëve të dëmtuar në lagjen Hasanbeg, e cila do të dhuroj një shumë prej 400.000,oo deri më 600.000,oo denarë.  sada 1sada 2sada 3sada 4sada 5sada 6sada 7sada 8sada 9sada 10

Comments