Kryetari i malazezëve në Kosovë uron shqiptarët për 28 Nëntor
Kryetari i Asociacionit dhe Unionit të malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujiciq ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
“Të gjithë bashkëqytetarëve të komunitetit shqiptar nga zemra ua urojmë festën e ditës së flamurit me dëshirën që Shqiptarët si popullatë më e madhe të jenë strumbullar të paqes, unitetit dhe zhvillimit ekonomik të shtetit tonë të përbashkët Kosovës”, thuhet në urim.