Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi: Do ta përshpejtojmë hapjen e kufirit Miratoc-Llojan

139

shqiperim

Moebel THEMA

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, gjatë një takimi që ka pasur me ministrin e mbrojtjes së Serbisë, Zoran Gjorgjeviç e ka diskutuar temën e hapjes së kufirit Miratoc-Llojan.
“Qasje e re në zgjidhjen e problemeve që preokupojnë banorët e komunës së Preshevës në bashkpunim me Ministrinë e Mbrojtjes
Sot, ministri i Mbrojtjes z. Zoran Gjorgjeviç vizitoi Komunën e Preshevës ku biseduam rreth shumë çështjeve që janë të një rëndësie të madhe për banorët e Komunës së Preshevës.
Si pikë e diskutimit ishte hapja e kufirit Miratoc – Llojan, ku unë si kryetarë komune shpreha gatishmërinë time që ti ndihmoj përshpejtimit të procesit të hapjes së kufirit, që ka një rëndësi të madhe për të gjithë ne. Gjithashtu edhe ministri Gjorgjeviç tha se kjo temë tashmë do të aktualizohet edhe me ministrin e Punëve të Brendshme z. Nebojsha Stefanoviç, që së bashku ta përshpejtojmë hapjen e tij.
Gjithashtu, biseduam edhe rreth projekteve tjera që mund të kemi ne si komunë me këtë ministri, duke ditur praninë e ushtrisë në Malësinë tonë përshkak të krizës së migrantëve, i propozova që ta shfrytëzojmë këtë prani deri sa të qëndrojnë ata, dhe të bëjnë rregullimin e rrugëve të Malësisë ku ne si komunë mundemi t`ua sigurojmë vetëm derivatet e naftës, dhe pjesën tjetër ta bëj ushtria me mjetet e saja, gjë e cila ishte shumë e mirëseardhur nga ministri dhe premtoi mbështetjen e plotë në këtë drejtim, ku tha se qasje të tilla vërtetë mund të ndihmojnë në mënyrë konkrete që ta rrisin kualitetin e jetës së banorëve.”, thuhet nga kabineti i kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Comments