Kryetari i Shkupit nuk ndjen përgjegjësi pas kritikave të shumta
Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski është shprehur se ai nuk ndjen përgjegjësi ndaj kritikave të shumta drejtuar tek ai.
Ndryshe 20 persona kanë humbur jetën nga fatkeqësia natyrore që përfshiu rajonin e Shkupit, dhe 1,000 njerëz janë evakuar nga zonat e përmbytura që mbrëmë goditi rajonin e Shkupit, theksuan nga sot pas takimit ë Komitetit Drejtues për menaxhimin e krizave.
Kryetari i komunës së Shkupit, Koce Trajanovski tha se më kritike ishte gjendja në komunës Gazi Babës, fshatrat Singeliç, Stajkovc, Creshev, Smilkovc dhe disa fshatra përreth.