Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se bashkëndjenë me familjarët e aksidentit tragjik të ndodhur në mesditën e kësaj të diele në rrugën e Duhlës.
Në një reagim të tij përmes llogarisë së facebook, Muharremaj ka bërë të ditur po ashtu se ditën në të cilën do të varrosen viktimat, do ta shpallë ditë zie në Suharekë, njofton Klan Kosova.
”Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë.
Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime.
Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim.
Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës”.

