Kryetari i VMRO-së Mickoski uron festën e Kurban Bajramit

202

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski sot me rastin e Festës së Kurban Bajramit i dërgoi urim Bashkësisë Fetare Islame dhe Resi ul Ulema Haxhi Sulejman Efendi Rexhepit.

“Humanizmi dhe dashuria ndërnjerëzore janë simboli i kësaj feste. Pasuria në Maqedoni është në dallimet e besimeve, kulturave dhe traditave. Bashkëjetesa dhe toleranca janë gjërat themelore që duhet t’i lemë brezave të ardhshëm. Vetëm kështu do të vazhdojmë që të ndërtojmë një jetë të përbashkët në Maqedoni, të bazuar në respektin dhe përparimin e përbashkët”, thuhet në urimin e Mickovskit me rastin e Kurban Bajramit.

Mickoski në urim thekson se “misioni ynë i përbashkët duhet të jetë ndërtimi i prosperitetit dhe begatisë për çdo qytetar që jeton në Republikën e Maqedonisë përmes mirëkuptimit të ndjenjave dhe traditave të tij.

Comments