Kryetari, kryekuvendari dhe kryeministri biseduan për demarkacionin

215

Një ditë para debatit për demarkacionin , që është quajtur në shkencor, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes facebookut njofton se është takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa dhe bashkërisht, pos kësaj teme, kanë biseduar për çështje të tjera, transmeton Koha.net.

Sot prita në takim pune kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën, ka shkruar Thaçi.

Biseduam për çështjet aktuale për bashkërendimin dhe funksionimin e institucioneve të vendit, me theks të veçantë në agjendën euroatlantike, çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, siç ka shkruar Thaçi, si kusht për liberalizimin e vizave.

Pastaj sipas kryetarit ata kanë folur edhe për ecurinë e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë.

Comments