Kryqi i Kuq i Maqedonisë: Vazhdojmë me ndihmat për zonat e përmbytura

Kryqi i Kuq i Maqedonisë deri tani ka dorëzuar rreth 14 mijë pako me ushqim në rajonet e përmbytura të cilat u përfshinë nga moti i lig i të shtunës, ndërsa prej sot ka filluar distribuimi intensiv i mjeteve higjienike transmeton TVM2.
Deri tani prioritet kanë qenë uji dhe ushqimi por tani më shumë nevoiten mjete për dezinfektim thonë nga Kryqi I kuq I Maqedonisë. Ata janë të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm.
“Deri tani janë mbledhur 32 milonë denarë, prej të cilëve 12 milionë janë nga thirrjet telefonike. Në ato zona nuk punojmë vetëm ne por edhe organizatat e tjera humanitare. Tani jemi organizuar në punkte fikse sepse e pamë në fillim që ndihma në terren nuk po funksiononte si menduam. Pas fazës së parë të ndihmës, tani vjen faza tjetër e rëndësishme ajo e rehabilitimit dhe ne do të jemi aty për qytetarët dhe jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë”, tha Sait Saiti, Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Maqedonisë.
Qeveria austriake përmes Kryqit të Kuq të Austrisë i ka ndarë Kryqit të Kuq të Maqedonisë 500 mijë euro, edhe Agjencia për ushqim e BE-së ka paralajmëruar mbështetje.
Ndihma kanë ardhur edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali I zi, Serbia Bullgaria dhe Turqia. Kryqi i Kuq punon në dy pika. Njëra është në Momin Potok, ndërsa tjetra në shkollën “Naum Naumovski Borçe” në lagjen Maxhari në Shkup.