Kryqi i Kuq, në rajonet e vershuara janë ndarë 55 tonë ujë, 5.500 pako me ushqim

307
Kryqi i Kuq i Maqedonisë në tre ditët e kaluara në rajonet e prekura nga moti i lig ka distribuar 55 tonë ujë, 5.500 pako me ushqim, dedikuar për katër persona, 190 dyshekë, 365 batanije dhe 210 kilogramë veshje.
Janë bërë edhe 36 asistime të ndihmës së parë. Poashtu deri dje në xhirollogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq janë mbledhur rreth 18 miljon denarë. Sa u përket kritikave se po ndahen ndiham në mënyrë selektive, sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Sait Saiti, përjashton mundësinë që kjo të ketë ndodhur nga ana e aktivistëve të kryqit të kuq.
“Ne si kryq i kuq nuk bëjmë kurrfar selektimi,  kemi ndarë ndihma, në Hasanbeg, Stajkovc, Haraçin, në Inxhikovë dhe rrugën e Rastakut, për organizatat tjera nuk dëshirojmë të flasim”,tha Sait Saiti, sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të Maqedonisë.
Aktiviteteve humanitare të kryqit të kuq iu bashkangjitën edhe Birraria e Shkupit dhe Koka Kola, duke dhuruar një donacion prej 100.000 eurosh.
“Situata është shumë e rëndë, ndërsa dëmi material është i madh, por kjo nuk është më e keqja dhe do të kompensohet. Më tragjike është jetat e humbura të njerëzve”, tha Jovan Radosllavevic, drejtori i përgjithshëm i Birrarisë së Shkupit.
Ndihma dhe donacione për të tejkaluar pasojat nga vërshimet kanë ardhur nga shum kompani dhe vende përfshi donacionin e Austrisë prej 500.000 mijë eurosh, dhe atë të Shqipërisë prej 100 mijë erurosh, ndërsa gatishmëri për të ndihmuar kanë shprehur edhe shume vende tjera si Kosova, Sllovenia, Bosnja Hercegovina, Serbia, apo Kroacia. Ndërsa priten edhe ndihma nga kryqi i kuq ndërkombëtarë.
Comments