KSHZ DERI NË ORA 01:20: BDI 79.003, BESA 52.488 VOTA

163

Shkup, 12 dhjetor – Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në orën 01:20, nga 1.089.315 votave të numëruara gjegjësisht nga 92,48 për qind të votave, BDI-ja ka fituar 79.003 vota, BESA 52.488, Aleanca për Shqiptarët 32.923, ndërsa PDSH-ja 28.695 vota. VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” kanë fituar 409.937 vota, LSDM-ja dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” 390.766 vota, “VMRO për Maqedoninë” 22.086, E Majta 10.203, KND Blloku i tretë 8.961, Partia Liberale 3.366 dhe PPD – 1.034 vota. KSHZ-ja në mënyrë suksesive i publikon të dhënat e dërguara në mënyrë elektronike nga komisionet zgjedhore komunale. Edhe pse u paralajmërua se KSHZ-ja do të mbajë konferencë për shtyp rreth mesnatës, ajo u anulua për më vonë.

Comments