KSHZ: Deri sot mbi 2 mijë qytetarë nga diaspora janë paraqitur për votim


Deri në orën 14 sot gjithsej 2.099 qytetarë të Republikës së Maqedonisë të cilët janë për punë ose qëndrim të përkohshëm jashtë vendit përmes aplikacionit elektronik në ueb faqen e Komisionti Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë paraqitur për votim përmes aplikacionit në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Prej tyre, siç kumtoi KSHZ, janë pranuar 1.413 aplikacione, 61 janë refuzuar, ndërsa 625 janë në proces të përpunimit.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kumtojnë se paraqitja për votim për Zgjedhjet e parakohshme për deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në sipërfaqësitë diplomatike-konsullare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit gjegjësisht zyrat konsullare do të zgjasë deri më 11 nëntor 2016.
Paraqitja mund të bëhet përmes aplikacionit elektronik të vendosur në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve https://dijaspora.sec.mk.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve thekson se dokumentet të cilat pranohen si vërtetim për dëshminë e qëndrimit të përkohshëm jashtë vendit mbi tre muaj ose për punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit mbi një vit janë letërnjoftimi, vërtetimi i lëshuar nga organi kompetent nga një shtet i huaj, për vendbanim, qëndrim apo adresa e personit në shtetin e huaj, leja për punë e lëshuar nga organi kompetent i shtetit të huaj, viza e punës, studentore apo viza për qëndrim mbi tre muaj në një shtet të huaj, patentë shoferi, pasaporta diplomatike e Maqedonisë apo ndonjë dokument tjetër me të cilin dëshmohet se personi është punësuar në përfaqësitë diplomatike konsullare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit gjegjësisht në zyrat konsullare dhe një dokument tjetër me të cilin dëshmohet se personi është për qëndrim të përkohshëm jashtë vendit mbi tre muaj apo në punë të përkohshme apo qëndrim jashtë vendit mbi një vit.