KSHZ e shpërndan materialin zgjedhor deri tek Komisionet Komunale Zgjedhore
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot filloi me shpërndarjen dhe pranim-dorëzimin e materialit të besueshëm zgjedhor deri te komisionet komunale zgjedhore (KKZ) për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën.
Në pajtim me afatin zgjedhor, KSHZ-ja, materialin zgjedhor e dorëzon deri te KKZ-ja më së voni në afat prej 72 orëve para ditës së zgjedhjeve, ndërsa KKZ-ja është e obliguar një ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve ta dorëzojë materialin zgjedhor në këshillat zgjedhorë.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet në 35 komuna.