KShZ: Listat e votuesve, me fotografi

318
fresco
midle
Për herë të parë më 11 dhjetor listat zgjedhore do të kenë edhe fotografi të votuesit, të njëjtë me atë të letërnjoftimit ose ndonjë dokument udhëtimi.
“Për herë të parë në këto zgjedhje certifikatat e listës zgjedhore do të përmbajnë edhe fotografi personale prej votuesve. Fotografitë janë në format si edhe letërnjoftimet apo dokumentet e udhëtimit të votuesve, ndërsa do të shërbejnë për identifikimin më të lehtë të votuesve, si dhe për eliminimin e keqpërdorimeve eventuale”,– deklaroi. zëdhënësja e KShZ-së, Arjeta Xhemaili.
Nga KShZ u apelojnë edhe administratorëve që të paraqesin presionet eventuale ndaj tyre, duke përkujtuar se gjatë orarit të punës nuk guxojnë të merren me aktivitete partiake.
“Njoftojmë të punësuarit në administratë që në orar të punës të përmbahen prej aktiviteteve partiake dhe t’i paraqesin presionet eventuale prej eprorëve”,– tha zëdhënësja e KShZ-së, Arjeta Xhemaili.
Nga KShZ bëjnë të ditur se vëzhguesit vendor dhe të huaj të cilët dëshirojnë ta ndjekin procesin zgjedhor kanë afat deri më 6 dhjetor të dorëzojnë kërkesa për autorizim.
Nga fillimi i fushatës zgjedhore, KShZ ka hapur linjë telefonike falas për qytetarët: 0800 555 44, në të cilën mund t’i paraqesin parregullsitë eventuale, të cilat lidhen me procesin zgjedhor.
Comments