Në mesnatë skadoi afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur…..
Mbrëmë në mesnatë përfundoi afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur dhe për këshilltarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale të 15 tetorit.
KSHZ bën të ditur se qytetarët kanë dhënë nënshkrime për 48 lista për këshilltarë të pavarur dhe për 27 kandidatët për kryetar komune.
Nënshkrime për kandidat të pavarur, kanë mbledhur dy kandidatë në Manastir, dy në Ohër dhe dy në Çuçer Sandevë. Nënshkrime për kandidaturë për kryetar komuna janë grumbulluar edhe në Bërvenicë, në Valandovë, në Vevçani, në Gazi Babë, në Gradsko, në Debarcë, në Dojran, në Zërnovc, në Kavadar, në Karposh, në Kumanovë, në Makedonski Brod, në Mogillë, në Negotinë, në Novaci, në Petrovec, në Probishtip, në Radovish, në Rankovc, në Strugë dhe në komunën Qendër të Shkupit Andrej Zernovski.
Nënshkrime janë mbledhur edhe për 48 lista të këshilltarëve, ku më shumë kishte në Makedonski Brod, gjithsejt 12, katër në Petrovec dhe tre në Radovish.
Zyrtarisht për sa lista të kandidatëve të pavarur për këshilltarë dhe kryetarë komunash që do të votohet në zgjedhjet e caktuara për më 15 tetor, do të dihet pasi që komisionet zgjedhore komunale do t’i vërtetojnë listat pas kontrolleve të nevojshme dhe të parapara me ligj.
Deri në 9 shtator, në mesnatë, vazhdon shqyrtimi i Listës Zgjedhore nga ana e qytetarëve. Qytetarët këtë gjë mund ta bëjnë në zyrat rajonale të KSHZ dhe në formë elektronike përmes aplikacionit në web faqen e KSHZ.