KSHZ, rritet interesimi i Diasporës për të votuar

267

Përmes veb aplikacionit “dijaspora.sec.mk”, deri në mesditë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve….

Përmes veb aplikacionit “dijaspora.sec.mk”, deri në mesditë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë paraqitur gjithesej 762 persona për votim në përfaqësitë diplomatike-konsullare të Republikës së Maqedonisë.

Sipas informacioneve të KSHZ-së, ditën e sotme interesimi i diasporës për të votuar ka qenë më i madh se ditëve të tjera, ndërkaq vazhdon të jetë shfaqur interesim më i madh në Londër, Vjenë, Bern, Toronto dhe në disa vende të tjera ku mërgata është më e pranishme.

Për herë të parë diaspora votoi në zgjedhjet në vitin 2011, ndërsa Ligji për referendum është që nga viti 2005. Diaspora ka mundësi të votojë më 29 shtator në ambasadat e Maqedonisë nëpër botë duke u paraqitur permes aplikacionit në mënyrë elektronike. Por gjithashtu kanë të drejtën të vijnë të votojnë në vendin amë ditën e votimit më 30 shtator, pa bërë asnjë paraqitje.

Në ndërkohë vazhdon edhe kontrolli publik i listës zgjedhore në vend, ku qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit kanë shkuar nëpër zyrat rajonale të KSHZ-së apo në KSHZ, si dhe në veb faqen zyrtare për të kontrolluar nëse gjenden në listë zgjedhore. Mundësinë për këqyrje të listës zgjedhore dhe për paraqitje për votimin në diaposrë, qytetarët mund ta shfrytëzojnë deri më 23 gusht. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)

Comments