Për kthimin e shqipëtarve nga autoritetet greke në kufij, ka reaguar kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, duke kërkuar reagim të menjëhershëm të qeverisë shqiptare mbi rastet e kthimit të shqiptarëve nga autoritetet greke në kufi.

Idrizi: “I kërkoj qeverisë shqiptare, kryesisht ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrit të Brendshëm Tahiri të merren me rastet e kthimeve në kufi. Një e moshuar 80 vjeçare eshte kthyer në kufi për shkak te vendelindjes Çameri.I kërkoj qeverisë qe në mënyrë urgjente të merret me rastet të tilla të kthimeve në kufi”.