Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë filluar të përdorin masën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike për kthim të TVSH-së.
Që nga 1 korriku janë shkarkuar 57.973 aplikacione “TVSh-ja ime” dhe janë skenuar 433.204 llogari fiskale.
Qytetarët kanë realizuar blerje mbi 240 milion denarë, prej të cilëve do të kthejnë 7 milionë denarë apo 120 mijë euro. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska, ka informuar gjatë një birfingu se, në pesë ditët e para qytetarët kanë hasur probleme më të mëdha me skenimin e llogarive fiskale nga marketet e mëdha, por kjo sipas saj, ka nddodhur për shkak të amortizimit të aparateve fiskale.
Për kthimin e 600 denarëve në muaj nga TVSh-ja, një person duhet të realizoj blerje prej 26.000 denarëve, nëse të gjitha llogaritë fiskale janë me 18% TVSh. Qytetarët mund ta presin pagesën e parë të të hollave nga TVSh në dhjetor për muajt korrik, gusht dhe shtator. Pagesa do të realizohet në tre muaj dhe një person mund të kthej maksimum 1800 denarë për tre muaj.

